Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Në futboll po përgatitet një ndryshim rrënjësor

Në futboll po përgatitet një ndryshim rrënjësor

13:52, 18/01/2023

IFAB, organi përgjegjës për ndryshimin e rregullave të lojës së futbollit, do të diskutojë ndryshime rrënjësore kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit.

Shumë ankohen se futbolli ka një problem të madh me humbjen e kohës aktive të lojës dhe “British Times” thekson se do të shqyrtohen tre propozime. Propozimi i parë është rritja drastike e kohës së kompensimit të gjyqtarit, siç ishte rasti në Botërorin e Katarit ku kompensimi i arbitrit zgjati për 10 minuta, i dyti është përmirësimi i rregullave aktuale dhe i treti është ndalimi i kohës kur topi nuk është në lojë.

Propozimi i tretë është më revolucionari dhe mbështetet nga zv.presidenti i Arsenalit, David Dein. “Nuk po them se duhet të ndaloni gjithmonë kohën, por duhet të ndaloni tek golat, zëvendësimet, penalltitë, lëndimet dhe VAR”, tha Dein, ambasadori i Premier League.

Sot IFAB do të mbajë një takim për të diskutuar opsionet e mundshme. Është e sigurt se nga vendimi deri në zbatimin e tij do të kalojnë të paktën dy vjet.

 

Loja aktive në Premier League është gjithnjë e më në rënie

Numri i minutave të lojës së pastër në Premier League është në rënie të vazhdueshme nga sezoni në sezon dhe ky sezon është në shifrat më të ulëta në histori. Vetëm 56 % e kohës totale të lojës luhet në ndeshjet e Premier League, gjë që është e papranueshme për drejtuesit e kampionatit më të shtrenjtë në botë.

 

Ish-arbitri Howard Webb, përveç problemeve me VAR-in, e ka shënuar si problemin më të madh në futbollin anglez dhe do të bëjë gjithçka për t'i dhënë fund. Sipas analizës së Sky Sports, në 23 ndeshje të Premier League këtë sezon, topi ishte jashtë loje më shumë se 50 %  të kohës, dhe në ndeshjen ndërmjet Crystal Palace dhe Leeds në tetor të vitit të kaluar, topi ishte në lojë për vetëm 44 nga gjithsej 101 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco