Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

 FOTO/ 15 vite diferencë, Ronaldo martohet për herë të katërt

FOTO/ 15 vite diferencë, Ronaldo martohet për herë të katërt

15:33, 13/01/2023

Ronaldo Fenomeni është martuar për herë të katërt. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga Celina Locks, e cila ka postuar foto me legjendën e futbollit botëror, teksa shkruan: “Po, pranoj. Do të të dua përgjithmonë”.

Image

Të dy shfaqen të lumtur dhe të përqafuar. 30-vjeçarja është një modele dhe prej vitin 2015 ka lidhje me ish-sulmuesin e njohur, raport që është kurorëzuar me martesë.

Celina bëhet gruaja e katërt në jetën e Ronaldos. 45-vjeçari ka pasur më parë lidhje bashkëshortore me Milene Domingues, Daniella Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony.

Prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco