'Më pëlqeu si reagoi skuadra', Shehi: Për Xhixhën nuk kam përgjigje, edhe mund të largohet

'Më pëlqeu si reagoi skuadra', Shehi: Për Xhixhën nuk kam përgjigje, edhe mund të largohet

15:21, 13/01/2023

Tirana arriti një fitore me përmbysje përballë Laçit në transfertë. Pas sfidës, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, u shpreh tepër i lumtur për mënyrën se si u përgjigj skuadra.

Patjetër që ishte ndeshje e rëndësishme. Kundërshtari është gjithmonë në pjesën e sipërme të renditjes. E nisëm keq. Por pastaj vlen të komplimentohet skuadra. Pastaj e gjitha është mos të kalohet në nervozizëm. Kemi bërë një ndeshje që mund të shënonim akoma dhe më shumë.

Është e vërtetë që kundërshtari na vuri në vështirësi. Shkurtaj di ta gjejë mirë kohën për të sulmuar zonën. Në pjesën e dytë kemi bërë mjaft mirë tranzicionin. Jo më kot pastaj ngaqë kishim volum dhe konsum edhe i ndërruam. Unë mendoj që kemi interpretuar mirë disa faza. Dhe tranzicioni na ka ecur për mirë.

Kallaku? Ishin lëvizje në momentin e fundit. Erdhi Lushkja dhe iku Kallaku. Është edhe Limaj. Deri më 31 janar ai ka kohë të mendohet të vendosë për të ardhmen. pas 31 janarit do të jemi më të qetë. Kemi një mesfushë mjaft të mirë dhe jam i lumtur për këtë.

Si nga të dyja krahët, pas takimit me presidentin që e zgjidhi shumë shpejtë situatën. Ne jetojmë në Shqipëri dhe ka problematika. Mendoj se jemi në situatë ndryshe nga ajo që e filluam dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë.

Sigurisht që goli të ndihmon. Të fut në pjesën e dytë me një optimizëm për të shënuar.

Hasani është pjesë përbërëse e jona që në fillim të sezonit. ai nuk po zëvendëson askënd. Ne po mundohemi ta shfrytëzojmë deri në fund. Nuk e dimë situatën e Xhixhës. Edhe mund të transferohet, nuk e di çfarë përgjigje të jap”, u shpreh Shehi për “Oversport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco