Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Shans i artë për Asllanin, Inzaghi e planifikon titullar ndaj Parmës

Shans i artë për Asllanin, Inzaghi e planifikon titullar ndaj Parmës

20:34, 09/01/2023

Interi ka lënë pas zhgënjimin e barazimit në shtesë, në transfertën ndaj Spezias dhe po përgatitet për ndeshjen ndaj Parmës, e vlefshme për Kupën e Italisë, që do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro”.

Trajneri Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta, teksa pas Brozovic, në mesfushë janë ndalur edhe Barella e Calhanoglu. Ai që përfiton nga ky moment është padyshim mesfushori 20-vjeçar i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, që pas 40 minutave ndaj Monzës, është provuar titullar për sfidën e nesërme.

Asllani pritet të vendoset sërish para mbrojtjes, teksa nga krahët do të ndihmohet nga Gagliardini e Mkhitaryan, të vetmit e mbetur në dispozicion të trajnerit Inzaghi. Ndërkohë, ky i fundit pret përgjigje pozitive nga mesfushori kuqezi, pasi po e planifikon për titullar edhe në fundjavë ndaj Veronës.

Ky është një shans i artë për mesfushorin kuqezi, që do të ketë mundësinë të luajë titullar dhe të tregojë se është në lartësinë e kolegëve, për t’u ngritur edhe më shumë në hierarkinë e mesfushës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco