Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Trajneri i Al Nassr: Transferimi i Ronaldos është i ngjashëm me atë të legjendës Pele

Trajneri i Al Nassr: Transferimi i Ronaldos është i ngjashëm me atë të legjendës Pele

17:30, 09/01/2023

Transferimi i Cristiano Ronaldos drejt Al Nassr është padyshim triumfi më i madh i Arabisë Saudite. Ylli portugez firmosi një kontratë stratosferike me Al Nassr duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

Ndërkohë që për këtë transferim ka folur sërish trajneri i tij tek Al Nassr, Rudi Garcia. Ky i fundit dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” dhe e ka krahasuar këtë transferim me atë që Pele bëri vite më parë drejt New York Cosmos.

Transferimi i Ronaldos është e krahasueshme me atë që Pele bëri kur kaloi te New York Cosmos. Transferimi i tij në Amerikë shkonte përtej futbollit. Ky është një tregues se Arabia është e aftë të bëjë gjëra të mëdha. Është diçka e jashtëzakonshme që një futbollist si ai të vijë dhe të luajë në Arabi”, u shpreh ndër të tjera tekniku i Al Nassr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco