Ronaldo u pa i buzëqeshur, por djali i tij nuk është i emocionuar për transferimin në Arabinë Saudite

Ronaldo u pa i buzëqeshur, por djali i tij nuk është i emocionuar për transferimin në Arabinë Saudite

15:06, 03/01/2023

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo mbërriti në Arabinë Saudite me një fytyrë të buzëqeshur ku do të prezantohet sot si futbollisti i ri i Al-Nassr, por duke gjykuar nga shprehja në fytyrën e tij, djali i tij nuk ishte veçanërisht i lumtur për këtë.

Një numër i madh fansash u mblodhën në aeroport dhe disa fëmijë të vegjël kanë dashur të bëjnë një foto me yllin portugez dhe Ronaldo ua plotësoi dëshirën, ndërsa në sfond ishte djali i tij, shprehja e fytyrës së të cilit nuk tregonte shumë kënaqësi për shkak të gjithçkaje që ishte duke ndodhur.

Pasi u pritën në aeroport, Ronaldo dhe familja e tij u akomoduan në një hotel luksoz dhe prezantimi zyrtar duhet të bëhet sot mes orës 16 dhe 17.

Image

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2025 dhe pritet që gjatë asaj periudhe të fitojë afër 500 milionë euro, ndërsa mediat vendase shkruajnë se në stadium do të jenë nga 25 deri në 30 mijë tifozë për prezantimin e tij zyrtar.

Pasi Manchester United ndërpreu kontratën me Cristiano Ronaldon, nga Old Trafford u largua edhe djali i tij Ronaldo Junior. Ronaldo Jr (12) luajti për Juventus dhe Manchester United, por ndryshe nga babai i tij i famshëm, Ronaldo i ri nuk do të shkojë në Arabinë Saudite dhe Al Nassr. Klubi i tij i ri do të jetë, jo më pak, Real Madrid.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco