Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Neymar nuk do të marrë pjesë në funeralin e Peles, mediat braziliane dhe tifozët janë tërbuar me të

Neymar nuk do të marrë pjesë në funeralin e Peles, mediat braziliane dhe tifozët janë tërbuar me të

14:19, 03/01/2023

Ylli i kombëtares braziliane dhe PSG Neymar ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Pelen, por ai nuk do të marrë pjesë në varrimin që do të bëhet sot dhe për këtë ka marrë shumë kritika në vendlindje.

Ndërsa disa media pohuan se Neymar do të ishte i pranishëm në Brazil për lamtumirën e Peles, ylli i PSG-së doli në stërvitjen e klubit të tij të hënën dhe ishte babai i tij Neymar Sr ai që udhëtoi në Santos për t'i dhënë lamtumirën tre herë kampionit të botës, duke theksuar se është edhe aty në emër të tij.

Neymar u sulmua menjëherë nga mediat dhe fansat të cilët nuk e kuptojnë mosparaqitjen e tij në një ngjarje kaq të rëndësishëm për të gjithë Brazilin.

"Nëse Neymar do të dëshironte vërtet të vinte, PSG me siguri do ta linte të ikte. Ai i ka bërë presion klubit disa herë që të vinte në festa, pse të mos i kërkonte që ta linin të vinte për t'i dhënë lamtumirën fundit Peles. Unë mendoj se Neymar, si një lojtar brazilian, kishte detyrimin të vinte dhe t'i jepte lamtumirën fundit Peles. Kjo ishte e rëndësishme për futbollin brazilian", shpjegoi prezantuesi Jose Luiz Datena gjatë emisionit të tij "Brasil Urgente".

Arkivoli i legjendarit brazilian Pele mbërriti dje në stadiumin Santos dhe pasi u ekspozua publikisht në qendër të fushës, shumë tifozë të këtij klubi u nisën drejt stadiumit për t'i dhënë lamtumirën e fundit një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Lamtumira e fundit është planifikuar për ditën e sotme, kur kortezhi mortor do të kalojë nëpër fshatin ku jeton ende nëna 100-vjeçare e Peles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco