Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Veshja e çuditshme e Messit për Vitin e Ri, zbulohet arsyeja

Veshja e çuditshme e Messit për Vitin e Ri, zbulohet arsyeja

12:12, 03/01/2023

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, e ka pritur Vitin e Ri me familjen e tij dhe stili i tij ka tërhequr vëmendje të veçantë në fotot që ka publikuar dhe pas polemikave të shumta në rrjetet sociale është zbuluar arsyeja pse ka veshur atë.

Messi është shfaqur në një variant pak më casual dhe kombinime të bukura ngjyrash dhe siç pritej pasuan shumë komente humoristike në llogarinë e tij.

Bluza e gjelbër mëndafshi me detaje dhe zbukurime portokalli kushton 950 € , por aktualisht nuk ka më në shitje.

Pantallonat e shkurtra janë edhe më të shtrenjta dhe kushtojnë 1183 euro, por edhe ato nuk janë më në dispozicion.

Më në fund, shumë ndjekës në Instagram vunë re ngjyrat specifike të veshjeve të Messit dhe arritën në përfundimin se ishte një lloj nderimi për popullin e Bangladeshit, një vend ku i gjithë kombi kishte dalë në rrugë për kombëtaren e Argjentinës dhe ku u bë një festë e madhe pas fitimit të kampionatit botëror.

Image

Flamuri i tyre është krejtësisht identik me ngjyrat e veshjeve të Messit dhe është mjaft e sigurt që argjentinasi është frymëzuar vërtet nga ai motiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco