Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nënshkroi me Al Nassr

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nënshkroi me Al Nassr

09:46, 02/01/2023

Vazhdon jehona e transferimit të Cristiano Ronaldos te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr. 

Por pretendimi i fundit nga mediat spanjolle për yllin portugez ra në rendin e ditës si 'bombë.'

Sipas 'Marca' Cristiano Ronaldo donte të ulej në tavolinë me Real Madridin përpara se të transferohej te Al Nassr. 

Ylli portugez kishte deklaruar se mund të luante për një shumë shumë të vogël, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Real Madridi.

Nisur nga kjo Cristiano Ronaldo nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me skuadrën e Arabisë Saudite Al Nassr. 

Ylli portugez, i cili do të fitojë afër 200 milionë euro në vit me të ardhura komerciale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco