Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

'Me atë stil loje nuk shkëlqen askush', edhe babai i sulmuesit kundër Simeones

'Me atë stil loje nuk shkëlqen askush', edhe babai i sulmuesit kundër Simeones

21:36, 25/12/2022

Matheus Cunha është huazuar tek anglezët e Wolves. Sulmuesi brazilian përfitoi pak minuta aktivizim nga trajneri Diego Simeone në sezonin e dytë tek Atletico Madrid dhe tani shpreson të bëjë mirë në aventurën e parë në ishull.

Babai i 23-vjeçarit, Carmelo Cunha ka sulmuar trajneri argjentinas në një prononcim për Globo Esporte, duke akuzuar Simeonen për stilin e tij mbrojtës të lojës.

“Me sistemin e Simeones nuk ka asnjë mënyrë që një sulmues të jetë i suksesshëm, është shumë e vështirë. Matheus do të punojë tani me një trajner të mirë (Lopetegui), i cili e ka kërkuar edhe më parë.

Po flasim për një trajner të nivelit ndërkombëtar. Le të shpresojmë që Matheus të jetë i suksesshëm në këtë sfidë të re”, u shpreh babai i lojtarit që ka veshur tetë herë fanellën e kombëtares braziliane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco