Përkeqësohet gjenda e Pele, vajza e legjendës së Brazilit jep lajmin e keq

Përkeqësohet gjenda e Pele, vajza e legjendës së Brazilit jep lajmin e keq

12:25, 22/12/2022

Legjenda e futbollit brazilian Pele Edson Arantes do Nascimento nuk do të dalë nga spitali Albert Einstein ku po trajtohet për kancerin e zorrës së trashë pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Pele nuk do të transferohet në reanimacion dhe spitali njoftoi se sëmundja e 82-vjeçarit po përparon dhe se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet me veshkat dhe zemrën.

Braziliani legjendar ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë në vitin e fundit dhe u shtrua në spital më 29 nëntor për ekzaminim dhe vlerësim të trajtimit të mëtejshëm.

Image

Lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Peles e ka konfirmuar edhe vajzat e tij, e cila përmes Instagramit kanë bërë të ditur se babai i saj do t'i kalojë Krishtlindjet në spital.

"Festimi ynë i Krishtlindjeve është anuluar. E kemi vendosur këtë në marrëveshje me mjekët për disa arsye. Do të ishte më mirë nëse të gjithë të qëndrojmë së bashku dhe të besojmë në ndihmën që mjekët po na japin. Si gjithmonë, ne jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen ju na jepni këtu në Brazil dhe në mbarë botën. Mbështetja juaj do të thotë shumë për të, ne e dimë që nuk jemi vetëm. Urojmë që të gjithë t'i kalojnë festat e Krishtlindjeve me shëndet dhe gëzim", thuhet në postimin e Kely Nascimento.

 

Kujtojmë se Pele ishte lider i një prej skuadrave më të mira braziliane në histori, me të cilin fitoi Kupën e Botës tri herë - në 1958, 1962 dhe 1970.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco