Roma po mendon shkëmbimin e Marash Kumbullës me një serb

Roma po mendon shkëmbimin e Marash Kumbullës me një serb

11:23, 16/12/2022

Roma ka nevojë për një mesfushor shtesë në ekip. Gjatë javëve të fundit, klubi kryeqytetas ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit serb, ndërsa Lukiç vazhdon të kërkojë largimin nga Torino pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Sipas “Sportitalia”, dy klubet kanë nisur kontaktet dhe po shqyrtohet një marrëveshje e mundshme shkëmbimi që përfshin Lukiçin dhe mbrojtësin e Romës, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përzgjedhur nga trajneri i Torinos, Ivan Juriç, i cili e ka trajnuar 22-vjeçarin shqiptar gjatë kohës kur kanë qenë të dy në Verona.

Kjo mund të jetë një lëvizje që do t’i sillte minuta Kumbullës, pasi në Romë ai nuk po merret në konsideratë nga trajneri Jose Mourinho dhe mbetet nga lojtarët që është aktivizuar më pak te verdhekuqtë.

Pavarësisht se klubet kanë nisur kontaktet, vetë mbrojtësi nuk është se dëshiron që të largohet nga Roma, por një vendim i klubit mund të sjellë që ai të vazhdojë karrierën në një klub tjetër, edhe pse ka kontratë deri në 2025-ën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco