Seleksionimi në Gjermani me grup-moshën 2005-09, trajnerët e ekipeve kombëtare do testojnë rreth 160 të rinj

Seleksionimi në Gjermani me grup-moshën 2005-09, trajnerët e ekipeve kombëtare do testojnë rreth 160 të rinj

11:14, 16/12/2022

Gjithçka gati për seleksionimin e parë me lojtarët e vitlindjes 2005-2009 që jetojnë në Gjermani.

Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në FSHF së bashku me trajnerët e të gjitha ekipeve kombëtare të moshave për djem do të jenë të shtunën e 17 dhjetorit në Frankfurt për të testuar e vëzhguar nga afër rreth 160 lojtarë të kësaj grup-moshe për të evidentuar sa më shumë talente potenciale që mund të jenë të gatshëm të bëhen pjesë e ekipeve kuqezi zinxhir.

Seleksionimi do të zhvillohet në qytetin e Frankfurtit në Gjermani (adresa: Falkensteiner Str. 26, 61462 Königstein im Taunus) më të shtunën, duke filluar nga ora 10:00. Drejtoria e Ekipeve Kombëtare dhe skautëve e FSHF-së kanë njoftuar tashmë të gjithë lojtarët e përzgjedhur, ndërkohë që interesimi ka qenë shumë i lartë për të qenë pjesë e këtij seleksionimi. Futbollistët do të testohen në të gjitha aspektet nga trajnerët e FSHF-së, qoftë në ato fizike ashtu edhe ato taktike.

Siç është bërë e ditur, kjo drejtori ka evidentuar dhe monitoruar futbollistë të vegjël shqiptarë që jetojnë me familjet e tyre në këto vende dhe që paraqesin potencial për ekipet kombëtare të moshave.

Për shkak të pandemisë Covid-19 ky proces ishte ndërprerë për një periudhë kohe, teksa tashmë që gjithçka është kthyer në normalitet FSHF do të vijojë të organizojë seleksionimi edhe në vende të tjera të Europës, ku jetojnë komunitetet me shqiptarë.

Sakaq, një tjetër seleksionim do të organizohet në Milano (adresa: Via Enrico de Nicola 3) më datën 19 dhjetor 2022 dhe do të nisë po në ora 10:00. Edhe në këtë seleksionim do të marrin pjesë rreth 150 lojtarë, që e çon në mbi 300 numrin e futbollistëve që do të provojnë aftësitë e tyre me ngjyrat kuqezi.

Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në FSHF organizoi edhe vitin e kaluar një seleksionim në Padova të Italisë ku morën pjesë 54 lojtarë të rinj shqiptarë të vitlindjes 2004, 2005, 2006, të cilët aktivizohen me ekipe në Itali dhe Austri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco