Luhen sot tre sfida të tjera të “Abissnet Superiore”, spikat Teuta-Tirana

Luhen sot tre sfida të tjera të “Abissnet Superiore”, spikat Teuta-Tirana

11:02, 16/12/2022

Do të luhen sot edhe 3 sfidat e tjera të javës së 14-të të “Abissnet Superiore”.

Dy sfidat e para do të startojnë më orën 13:00 dhe janë, Egnatia-Bylis dhe Kastrioti-Vllaznia.

Sa i përket sfidës Egnatia-Bylis të dyja ekipet kërkojnë një rezultat pozitiv, por me objektiva të ndryshëm. 

Në sfidën tjetër të orës 13:00 , si Kastrioti ashtu edhe Vllaznia vijnë nga një humbje në ndeshjen e fundit. Nga krutanët është larguar trajneri Emiljano Çela dhe vendin e tij e ka marrë Ardian Mema i cili kërkon të debutojë me fitore. Nuk dëshiron të lejë më shumë terren në luftën për titull Vllaznia që kërkon gjithashtu fitoren.

Sfida e tretë që mbyll edhe javën e 14-të është Teuta-Tirana. Ndeshja starton në orën 15:45 dhe pritet të jetë shumë e luftuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco