Tre gjigantët anglezë janë në garë për të firmosur me Vlahovic

Tre gjigantët anglezë janë në garë për të firmosur me Vlahovic

10:52, 16/12/2022

Sulmuesi serb, Dusan Vlahovic nuk po kalon një moment aq të mirë në karrierën e tij, i cili momentalisht po rikuperohet.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Chelsea, Manchester United dhe Arsenal janë në garë për 22-vjeçarin e bardhezinjve. Juventusi nuk është i gatshëm ta shesë serbin, të paktën në merkaton e janarit. Megjithatë në veçanti Chelsea mbetet i interesuar dhe pritet të bëjnë lëvizjen e tyre, për ish-sulmuesin e Fiorentinës.

“Blutë e Londrës” u njoftuan pak ditë më parë se Armando Broja ka humbur pjesën e mbetur të sezonit. Kjo gjë i ka bërë londinezët të insistojnë edhe më shumë për Dusan Vlahovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco