Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Vllaznia-Chelsea / Vajzat shkodrane luajnë sot ndeshjen e fundit para publikut

Vllaznia-Chelsea / Vajzat shkodrane luajnë sot ndeshjen e fundit para publikut

10:28, 16/12/2022

Vllaznia do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e saj të parafundit në Grupin A të Ligës së Kampioneve, i cili është edhe takimi i fundit në Shkodër.

Vajzat kuqeblu do të sfidojnë Chelsean, kryesues të grupit, përballje që do të startojë në orën 18:45 në “Loro Boriçi”.

Në konferencën e pragndeshjes kanë folur trajneri Nikolin Leka dhe Megi Doçi.

Tekniku shkodran, si para çdo sfide, edhe këtë herë ka evidentuar shkallën e lartë të vështirësisë:

“Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse dihen diferencat. Ashtu si në çdo takim do të mundohemi që të eliminojmë gabimet e bëra në ndeshjen e mëparshme. Në dy sfidat pas ndeshjes ndaj Chelseat, vajzat kanë qenë më mirë. Mendoj që edhe në këtë takim do të bëjmë një paraqitje dinjitoze.

Chelsea është skuadra më e fortë jo vetëm e grupit, por nga më të fortat në Europë dhe pretendente kryesore bashkë me Barcelonën dhe Bayernin për fitimin e trofeut. Tifozët i kemi zhgënjyer me rezultatet, por duke ditur diferencat me kundërshtarët nuk kemi çfarë të bëjmë më tepër. U kërkojmë falje për rezultatet dhe i mirëpresim në stadium duke i falënderuar për mbështetjen që na kanë dhënë”, tha ndër të tjera trajneri Leka.

Ndërkohë Megi Doçi, e cila vijon të jetë në kërkim të golit në Champions, është shprehur.

“Dëshira ka qenë shumë e madhe për të shënuar dhe pse jo edhe për të fituar, por e dimë shumë mirë që kemi ekipe të nivelit të lartë përballë. Në ekipin tonë kemi 5-6 lojtare të cilat janë në gjendje për të luajtur në këto nivele, por na duhet edhe 5-6 të tjera të këtij niveli për të konkurruar në grupe.

Pavarësisht rezultateve jo të mira, Vllaznia po e shijon shumë pjesëmarrjen në grupe. Ekipi po merr eksperiencë dhe e dimë se vitin tjetër do të pretendojmë për më lart”, deklaroi Doçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco