Futbollisti i talentuar kroat rezulton pozitiv në testin e dytë të dopingut, karriera e tij është e kërcënuar, madje edhe burg

Futbollisti i talentuar kroat rezulton pozitiv në testin e dytë të dopingut, karriera e tij është e kërcënuar, madje edhe burg

22:11, 15/12/2022

Klubi gjerman HSV ka njoftuar në faqen  zyrtare se edhe rezultati i mostrës B, që i është dërguar për testim futbollistit kroat Mario Vuskovic, ka dalë pozitiv për substanca ilegale.

Ky lojtar tashmë po përballet me dënime të ndryshme, në rastin më të keq mund të jetë fundi i karrierës së tij dhe madje edhe dënimi me burg.

Në mesin e shtatorit, futbollisti kroat dështoi në testin e dopingut pasi në kampionin e urinës iu gjetën gjurmë eritropoietine dhe Federata Gjermane e Futbollit nisi menjëherë një hetim kundër tij dhe klubi e largoi menjëherë nga ekipi.

 

 

Kujtojmë se ai ka rezultuar pozitiv për EPO, pra doping në gjak. Është një hormon që stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, gjë që në fund lejon gjakun të thithë më shumë oksigjen në trup.

 

 

Vuskovic ka luajtur 13 ndeshje për kombëtaren U21 të Kroacisë dhe ka shënuar dy gola.

Mediat gjermane bëjnë me dije se për këtë vepër ai mund të përjashtohet nga futbolli për katër vjet, si dhe mund të dënohet me gjobë dhe deri në tre vjet burg. Gjithashtu, përmendet shembulli i Felix Sturm, i dënuar me tre vjet burg për shkelje tatimore në vitin 2016.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco