Shehi: Nuk duhet të mendojmë për derbin, por vetëm për Teutën

Shehi: Nuk duhet të mendojmë për derbin, por vetëm për Teutën

11:14, 15/12/2022

Nuk duhet të mendojmë për derbin, por vetëm për Teutën”, Shehi: Herët për të menduar për merkaton

Tirana do të ndeshet përballë Teutës në sfidën e radhës të superiores, e vlefshme për javën e 14-të, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 15:45 ditën e nesërme. Në konferencën përpra mediave, trajneri i bardhebluve e vlerëson maksimalisht këtë sfidë dhe kërkon fokus nga skuadra e tij.

Gjendja e ekipit?

Nuk është më e mira e mundshme. Ndeshjen e fundit kemi humbur Behiratçen dhe Toshevski vazhdon të jetë jashtë për arsye dëmtimi. Lojtarët që na munguan në ndeshjen me Kastriotin prej virozës janë kthyer, por gjendja e tyre nuk është optimale. Pjesa tjetër është e gatshme. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe të jemi sa më të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja me Teutën si hyrje përpara derbit?

Teuta është Teuta. Skuadër e cila nga pozicioni që ka nuk është ajo realja. Është skuadër për t’u vlerësuar, edhe pse në klasifikim nuk është aty ku duhet. Pra është skuadër që ka vlerësimin tonë maksimal dhe kurrsesi nuk mendojmë për derbin kur kemi ndeshje me Teutën. Fokusi është vetëm te ndeshja e nesërme dhe nuk ka lidhje me derbin.

Asnjëherë nuk e ka mundur Tiranën me ju në krye…

Mendoj se këto janë statistika të momenti. Ato janë gjithmonë të së shkuarës. Ne na pret e ardhmja ose e tashmja. Pozicioni ku jemi dhe ecuria që kemi, duhet të na bëjë më kërkues. Duhet të përmirësohemi dhe të vazhdojmë me këtë ecuri pas pauzës.

Teuta me Edi Martinin në krahasim me Teutën e mëparshme?

Teuta pas pauzës ndryshoi trajner. E filloi ndeshjen e parë me fitore. I rrit vetëbesimin dhe moralin. Nuk është se lojtarët nuk i ka. Kjo na e bën më të vështirë ndeshjen e nesërme.

6 pikë me Teutën dhe Partizanin sjellin shkëputjen e Tiranës?

Nuk duhet të mendojmë për pikët, duhet të mendojmë për performancën. Duke bërë një performancë të mirë dhe duke qenë kërkues te vetja, kjo duhet të jetë moto jonë. Të dalim nga ndeshja pa asnjë llojë pishmani. Çfarë prodhon fusha e lojës, pikët i përkasin pas ndeshjes. Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe mos të mendojmë pikët.

Ku keni kërkuar përforcime?

Paralelisht ecin të gjitha. Merkato nuk ka qenë tema jonë e bisedimit, ose aty ku duhet të përqendrohemi. Përqendrimi ka qenë te ndeshja që kemi dhe pastaj për merkaton është shumë shpejt për të menduar. Them kështu sepse nuk duhet të jetë ajo që të na shpërqendrojë. Ku skuadra duhet të përforcohet, ku skuadra duhet të lirohet është diskutim tjetër. Fokusi është te këto ndeshje dhe jo te merkato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco