Neymar harron eliminimin nga Botërori, sulmuesi brazilian i rikthehet festave ‘sekrete’

Neymar harron eliminimin nga Botërori, sulmuesi brazilian i rikthehet festave ‘sekrete’

10:43, 15/12/2022

Pamjet e fundit të sulmuesit brazilian Neymar në Botërorin 2022 janë ato teksa shpërthen në lot në fushë pas eliminimit nga Kroacia në çerekfinale. Por duket se ylli i sulmit të Brazilit ka lënë shumë shpejt pas zhgënjimin dhe dëshpërimin për eliminimin, duke iu kthyer shpejt festave të famshme që organizon.

Ai është kthyer në Brazil të dielën dhe menjëherë ka organizuar festë në shtëpinë e motrës së tij Rafaela në një nga lagjet më luksoze të Sao Paulos.

Image

Të pranishëm ishin miq, këngëtarë, influencer, por edhe lojtarë të tjerë të Brazilit. Miku i vetëm i zbuluar nga vetë Neymari në rrjetet sociale ishte Gabriel Medina.

Sipas gazetës “Extra”, takimet kanë ndjekur një praktikë të zakonshme në festat e yllit brazilian, ndalimin e përdorimit të celularit.

Megjithatë, disa foto dhe video janë shpërndarë nga pjesëmarrësit në derën e shtëpisë së motrës së Neymarit duke konfirmuar gjithçka.

Image

Pasi ato u shpërndanë në rrjet, personat në fjalë i fshinë, madje disa mbyllën edhe profilet e tyre, pasi tifozët e acaruar në rrjetet sociale reaguan ndaj kësaj harrese të shpejtë të Neymar të disfatës me “Seleçaon”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco