Gjobiten Tirana dhe Vllaznia, ja vendimet e Komisionit të Disiplinës

Gjobiten Tirana dhe Vllaznia, ja vendimet e Komisionit të Disiplinës

10:08, 15/12/2022

Janë zbardhur sot vendimet e komisionit të Disiplinës dhe Etikës për javën që lamë pas. Kështu Tirana dhe Vllaznia janë dënuar me gjobë nga komisioni për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Nuk kanë munguar edhe pezullimet në vendimet e komisionit.

 1-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë..

2-KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3-KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

4-KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

5-Zyrtari i KF Partizani U-21, Gerd Haxhiu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6-FK Kukësi-femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Femrave, kundër FC Kinostudio-femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 32/1

7-Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi. Paralajmërohet se në rast përsëritje përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur jo më pak se 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.
8-Lojtarja e FC Lushnja – femra U-16, Kledisa Ndoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9-Lojtarja e FC Vlora – femra U-16, Gesta Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10-Zyrtari i KF Bylis, Konstantinos Michahilidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11-FC Lushnja, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Selman Stërmasi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
12-Lojtari i KS Korabi, Sokol Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13-Lojtari i KF Burreli, Jurgen Rucaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14-KF Burreli, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
15-Lojtari i FK Tomori, Ylber Muça, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16-Lojtari i Flamurtari FC, Ditmar Bicaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17-Zyrtari i FK Apolonia U-15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
18-Lojtari i FK Apolonia U-14, Samed Lushaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19-Lojtari i KF Laçi U-13, Flavio Skeja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20-Lojtari i KF Tirana U-13, Matias Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21-Zyrtari i KF Laçi, Ervin Syziu, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
22-KF Laçi U-13, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 64/2 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe përjashtohet nga kampionati Abissnet Superiore U-13 për sezonin 2022-2023
23-Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Aldo Spahiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
24-Akademia e Futbollit U-17, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63/1/b, 64/2 dhe 65/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe përjashtohet nga kampionati 25-Abissnet Superiore U-17 për sezonin 2022-2023
26-Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
27-FK Spartak Tirana, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, grupi B, kundër 28-K.S Minatori, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
29-Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Cup 9×9, midis Nova dhe Albamer. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
30-Lojtari i BTL, Endrit Dahriu, FSHF Cup 9×9, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
31-Lojtari i Vllaznia, Kampionati Kombëtar i Futsal, Fation Kiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
32-Antigonea, FSHF Cup 9×9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin FSHF Cup 9×9, kundër FC Dussel, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin pasardhës.
33-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tepelena, Igli Kalemi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
34Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Endrit Kastrati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco