Miqësoret e ditës/ Fitojnë Laçi, Egnatia, Dinamo dhe Flamurtari

Miqësoret e ditës/ Fitojnë Laçi, Egnatia, Dinamo dhe Flamurtari

19:59, 03/12/2022

Katër ekipe të Superiores, kanë zhvilluar takime miqësore ditën e sotme. Laçi mposhti 4-0 Kastriotin, përballje ku Vasil Shkurtaj realizoi një dygolësh, ndërkohë që shënoi edhe Serxho Ujka me penallti.

Sfidë me gola ishte edhe ajo mes Egnatias dhe Luzit. Djemtë e Shpëtim Duros, triumfuan 4-2 falë golave të Abdurrahman Fangajt, Jurgen Goxhajt, brazilianit Joel dhe Skerdilajd Levendit.

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi i bardhë 0-0 ndaj Drenicës, kuqezinjve që garojnë në elitën e futbollit dardan, ndërsa Dinamo mposhti Teutën. 18 herë kampionët e Shqipërisë, fituan 1-2 falë golave të Indrit Prodanit dhe brazilianit Da Silva.

Ndërkohë, golin e bregdetarëve e realizoi mbrojtësi Artan Jazxhi. Feston edhe Flamurtari në derbin ndaj Labërisë. Kuqezinjtë fituan 1-0 falë golit të brazilianit Matheus Iacovelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco