Serbëve nuk u del e keqja/ Slogane dhe thirrje raciste në Vjenë: Vritini, shqiptarët të mos ekzistojnë më!

Serbëve nuk u del e keqja/ Slogane dhe thirrje raciste në Vjenë: Vritini, shqiptarët të mos ekzistojnë më!

18:21, 03/12/2022

Mbrëmjen e djeshme, Zvicra ka marrë një fitore të madhe në sfidën e tretë të grupit ndaj Serbisë me rezultat 3-2.

Tifozët serbë e përjetojnë çdo humbje kundër Zvicrës në futboll si një humbje përballë shqiptarëve. Kështu ka qenë edhe në natën e të premtes kur përfaqësuesja e tyre është mposhtur 3-2 nga zviceranët dhe është eliminuar nga Botërori 2022.

Ata e kanë përjetuar shumë keq këtë sfidë dhe shembulli më i qartë është ai që ka ndodhur në Vjenë.

Një grup i madh tifozësh serbë kanë dalë në rrugë pas ndeshjes dhe kanë filluar me thirrje nacionaliste, për të vazhduar më pas me sloganet e dhe koret e fyerjet kundër shqiptarëve.

Të famshmet “ubi, ubi” që kujtonin shumë thirrjet në Beograd në ndeshjen ndaj Shqipërisë, janë dëgjuar në rrugët e Vjenës. “Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco