Lajmi i fundit

Kauzat fitohen me qëndresë/ Këlliçi: Të premten, ora 11:00 sërish në protestë para Bashkisë Tiranë

Në fushë dy pretendente kryesore për trofeun, ja cilat sfida luhen në ditën e tretë të Botërorit

Në fushë dy pretendente kryesore për trofeun, ja cilat sfida luhen në ditën e tretë të Botërorit

22:54, 21/11/2022

Dita e tretë e Botërori 2022 do të shohë të zbresin në fushën e lojës skuadra të cilat kanë pretendime për të ngritur lart trofeun si Argjentina e Leo Mesit dhe Franca që është kampione në fuqi.

Argjentina është ajo e cila luan e para, duke u përballur në orën 11:00 me Arabinë Saudite në sfidën e parë të Grupit C në ditën e tretë të aktivitetit.

Ndeshja e dytë e ditës, në orën 14:00 është ajo mes Danimarkës dhe Tunizisë, e vlefshme për Grupin D.

Në orën 17:00 luhet një ndeshje shumë interesante mes Meksikës-dhe Polonisë, e vlefshme për Grupin C dhe që me shumë mundësi do të tregojë se cila mes këtyre skuadrave mund të vazhdojë më tej në turne.

Ndërkohë, dita e tretë e Botërorit do të mbyllet me sfidën e orës 20:00 kur Franca dhe Australia do të ndeshen në duelin e Grupit D.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco