Tragjedia në Shkodër/ Presidenti Duka ngushëllon familjen Rushaj: Fatkeqësi e madhe, Jason ishte një futbollist i talentuar

Tragjedia në Shkodër/ Presidenti Duka ngushëllon familjen Rushaj: Fatkeqësi e madhe, Jason ishte një futbollist i talentuar

16:44, 21/11/2022

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Shqipërinë, ku humbën jetën babë e bir në Shkodër për shkak të përmbytjeve. Makina me të cilën udhëtonte Pjetër dhe Jason Rushaj u mor nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Për këtë tragjedi, ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Përmes një postimi në Facebook, Duka ka zbuluar se Jasoni ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane. Presidenti ngushëlloi familjen dhe Akademinë e Futbollit.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.

Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

U prehsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”, shkruan Armand Duka

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco