FOTO/ Mesazh në fund të ndeshjes, tifozët shpalosën banderolën patriotike në 'Air Albania'

FOTO/ Mesazh në fund të ndeshjes, tifozët shpalosën banderolën patriotike në 'Air Albania'

09:55, 17/11/2022

Tifozeria kuqezi ishte e shumtë në shkallët e stadiumit Air Albania për të ndjekur ndeshjen miqësore ndaj Italisë. Atmosfera ishte elektrizuese nisur edhe nga kundërshtari, por edhe nga fakti se kuqezinjtë në fushë krijuan disa raste për gol ndërsa u ndalën nga traversa.

Gjithsesi, sfida nuk mund të mbyllej edhe pa një mesazh nga ana e tifozëve kuqezi të cilat pas ndeshjes (e mbyllur me rezultatin 1-3), shpalosën një mesazh në tribuna.

“Sa t’na rrjedh gjaku në vena, jetën borxh Shqiptari ta kena”, ishin fjalët e përzgjedhura nga tifozët duke përçuar në këtë formë edhe një mesazh të pastër edhe për lojtarët që ndër vite refuzuan fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco