Pikante para sfidës/ Asllani nuk ia shpjegon dot Açerbit pse Reja e ka lënë në stol

Pikante para sfidës/ Asllani nuk ia shpjegon dot Açerbit pse Reja e ka lënë në stol

20:52, 16/11/2022

Lënia jashtë formacionit në ndeshjen Shqipëri-Itali e Kristjan Asllanit në ndeshjen ndaj Italisë është një nga pikëpyetjet e mëdha për trajnerin Edi Reja, i cili kudo që flet në media, thekson se djaloshi duhet të luajë rregullisht.

Një shpjegim që me sa duket nuk e ka marrë as vetë mesfushori i talentuar, i cili para ndeshjes së sotme është filmuar duke folur me shokët e tij të skuadrës tek Interi.

Ai është ndalur duke diskutuar me Açerbin dhe nuk di t’i japë përgjigje për atë që ndodh.

Më pas, Asllanin e përshëndetën edhe Di Marco e Bastoni, dy shokët e tjerë të skuadrës të cilët janë përzgjedhur si titullarë nga Mancini për duelin e sotëm dhe po shkonin në dhomat e zhveshjeve për t’u bërë gati për sfidën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco