Risi në miqësore, marrëveshje e veçantë mes dy federatave për Shqipëri-Itali

Risi në miqësore, marrëveshje e veçantë mes dy federatave për Shqipëri-Itali

19:39, 16/11/2022

Shqipëri-Itali do të jetë ndeshja e cila do të nisë në orën 20:45.

Për të dy Kombëtaret kjo miqësore shihet si mundësi për të rifilluar rrugën e re për EURO 2024.

Gjithashtu vlen të përmendet se kjo përballje do të ketë disa rregulla të veçanta, jo ato të zakonshmet që jemi mësuar.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, dy Federatat e Futbollit kanë arritur marrëveshje për disa ndryshime.

Këtë herë do të lejohen gjashtë zëvendësime dhe jo pesë siç jemi mësuar.

Gjithashtu këto zëvendësime do të ndahen në hapësirën kohore të katër pjesëve për t’u bërë dhe jo tre si zakonisht.

VAR do të jetë i pranishëm në këtë përballje, por jo teknologjia e “Goal Line”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco