Ish-presidenti i Argjentinës lëshon deklaratën e bujshme: Gjermania është racë superiore, fiton Botërorin

Ish-presidenti i Argjentinës lëshon deklaratën e bujshme: Gjermania është racë superiore, fiton Botërorin

18:37, 16/11/2022

Gjermania shihet si një nga pretendentët për të fituar Botërorin e Katarit, edhe pse vitet e fundit “Panzerat” nuk kanë shkëlqyer në arenën europiane dhe botërore.

Gjithsesi ish-presidenti i Argjentinës, Mauricio Makri, vazhdon të mendojë se Gjermania ka shanse tejet të larta për të dalë kampion nga ky kompeticion.

I ftuar në një emision, Makri lëshoi një deklaratë surprizuese, ku i cilëson gjermanët si një racë superiore.

“Gjermania është një nga favoritët për ta fituar Botërorin. Mos i lini kurrë jashtë parashikimeve sepse ata janë një racë superiore”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë ka ndezur shumë polemika në rrjetet sociale, me fansat që nuk kanë reaguar aspak mirë për këtë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco