Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Bernardo Silva: Portugalia këtë Botëror e luan për Ronaldon

Bernardo Silva: Portugalia këtë Botëror e luan për Ronaldon

18:01, 16/11/2022

Njëri nga futbollistët aktualisht më të mirë në kombëtaren e Portugalisë, Bernardo Silva, i ka dhënë mbështetje të fuqihsmë bashkëlojatrit të tij, Cristiano Ronaldo.

“Ne do ta luajmë këtë Kupë të Botës për Cristiano Ronaldon”, ka thënë ai.

“Unë do të luftoj për Cristianon, jo për veten”.

Silva luan për Manchester Cityn ndërsa Ronaldo për Manchester Unitedin.

Ky i fundit ka hasur në telashe të mëdha te "Djajtë e Kuq", ku u transferua para një viti e gjysmë, nga Juventusi.

Në një intervistë të dhënë para disa ditësh, lojtari më i mirë në historinë e Portugalisë ka bërë kritika të rrepta për "Djajtë e Kuq" duke thënë se në këtë klub nuk ka menaxhim të mirë. Për këtë, ai është vënë në qendër të kritikave.

Është raportuar se Ronaldo mund të largohet nga United në merkaton e janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco