‘Ne jemi shqiptarë, por fëmija është grek’/ Flet babai i Andreas Ndojit: S’po shkojmë për luftë, zgjedhim Greqinë

‘Ne jemi shqiptarë, por fëmija është grek’/ Flet babai i Andreas Ndojit: S’po shkojmë për luftë, zgjedhim Greqinë

17:14, 16/11/2022

Babai i Andreas Ndojit ka komentuar çështjen e mbrojtësit të Olimpiakosit.

Pak ditë më parë u informuam se lojtari 19-vjeçar e ndryshoi sërish zgjedhjen e tij, duke kaluar nga Shqipëria te Greqia.

Në një intervistë për “Fosoonline” në Greqi ka folur babai i futbollistit, Anesti Ndoji, i cili tregon se zgjedhja te helenët ishte edhe dëshirë familjare.

“Andreas ka luajtur në moshat e Shqipërisë dhe Greqisë. Ai ende mund të zgjedhë se për cilën Kombëtare do të luajë. Në Kombëtaret e Greqisë U17 dhe U19 kishte trajner Tassos Theo, një zotëri i shkëlqyer. Dhe në Kombëtaren shqiptare ka luajtur në U17 dhe U21, por në ndeshje miqësore.

Fëmija ka lindur në Greqi, ka shkuar në të gjitha shkollat e Greqisë, prindërit e tij janë shqiptarë, por jeta e gjithë familjes ka shumë vite në Greqi.

Të gjithë miqtë e tij janë në Greqi. Nuk mund ta mohojmë që jemi shqiptarë, por edhe fëmija është grek. Unë dhe gruaja ime duam që fëmija të luajë për Kombëtaren e Greqisë.

Nuk është luftë. Është futboll, është puna e tij. Fëmijën e kemi lindur, e kemi rritur, është ende i vogël, ne duam të mirën e tij”, tha babai i Ndojit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco