Gareth Bale: Jam gati për Uellsin, sakrifikoj për Botërorin

Gareth Bale: Jam gati për Uellsin, sakrifikoj për Botërorin

17:03, 16/11/2022

Uellsi siguroi kualifikimin në “Katar 2022” pas fazës “play-off”.

Kombëtarja britanike rikthehet të marrë pjesë në një Kupë Botes pas 64 vitesh, teksa shorti e vendosi në Grupin B bashkë me Anglinë, SHBA dhe Iranin.

Goleadori dhe kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, ka folur rreth kompeticionit më të rëndësishëm për futbollistët.

33-vjeçari u shpall kampion në MLS me Los Angeles FC në ditët e para të nëntorit, ndërkohë që qetëson tifozët në lidhje me gjendjen e tij fizike.

“Forma ime nuk është aspak problem. Ndihem në gjendje të mirë dhe jam gati për Uellsin. Nëse do të jetë e nevojshme të luaj tri ndeshje nga 90 minuta, unë do të jem gati, do t’i luaj të plota.

Kalendari i pazakontë ka ndikuar më shumë në aspektin mental. Arrij ta imagjinoj vështirësinë e të gjithëve në 3-4 javët e fundit, sidomos kur dëgjon historitë e dëmtimeve të disave prej tyre, të cilët humbën në momentet e fundit pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Jemi lutur që të mos kishim lëndime për të mos humbur një mundësi kaq të rëndësishme”, deklaroi Bale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco