FOTO/ Prapaskenat e Chelsea - Vllaznia, Broja i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen

FOTO/ Prapaskenat e Chelsea - Vllaznia, Broja i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen

11:27, 27/10/2022

Femrat e Vllaznisë nuk rezistuan më shumë se 10 minuta në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Chelsea-t, që u luajt dje në mbrëmje në stadiumin “Kingston”.

Edhe pse në një impiant të pushtuar nga shqiptarët, pasi ishin rreth 1 mijë të tillë të pranishëm (kryesisht shkodranë që jetojnë prej kohësh në Angli), vajzat kuqeblu e patën shumë të vështirë dhe në fund humbën thellësisht 8-0.

I pranishëm në stadium për të parë këtë ndeshje, ishte edhe futbollisti shqiptar i Chelsea-t, Armando Broja, i cili shoqërohej nga familjarë të tij.

Image

Për të mos rënë në sytë e mediave dhe gjithashtu 1 mijë shqiptarëve të pranishëm nga 3022 që kishin blerë një biletë për të ndjekur këtë ndeshje, sulmuesi u shfaq pak para se të niste loja.

Më aktive ishte motra e Brojës, Xhesi, e cila takoi vajzat shkodrane para dhe pas ndeshjes, ndërsa realizoi edhe një reportazh për Vllazninë, duke qenë se ka nisur rrugën e gazetarisë.

Ndërsa babai i Armandos, Xhevahiri, gjithashtu u shfaq në stadium që dy orë para. Prania e aq shumë tifozëve shkodranë të krijonte përshtypjen se ndeshja luhej në Shqipëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco