PSG në telashe, drejtori përgatit dorëheqjen

PSG në telashe, drejtori përgatit dorëheqjen

18:16, 11/10/2022

Situata te PSG duket tejet e tensionuar, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat më të mëdha europiane. Kështu, pasi po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një krisje të raportit mes Kylian Mbappe dhe drejtuesve të PSG, me sulmuesin që po kërkon largimin nga skuadra në merkato e janarit, tashmë kryeqytetasit marrin një tjetër goditje.

Kjo pasi këshilluesi sportiv i PSG, Luis Campos po mendon gjithnjë e më shumë për të paraqitur dorëheqjen. Campos duket i indinjuar nga fakti që në klub nuk respektohen hierarkitë ndërsa së fundmi, 58-vjeçari ka një raport të ndërlikuar me presidentin AL-Khelaifi dhe drejtorin sportiv Antonio Henrique.

Campos ka mbetur i pakënaqur me Henrique prej merkatos verore me drejtorin që nuk mundi të transferonte në Paris të gjithë objektivat e klubit. Kështu, pas mosmarrëveshjeve, Campos ndjehet i tradhëtuar nga klubi dhe është pranë dorëheqjes vetëm gjashtë muaj pasi u bë pjesë e parizienëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco