Formacionet zyrtare të Kopenhagen-City dhe Makabi-Juventus, Guardiola surprizon me Haland

Formacionet zyrtare të Kopenhagen-City dhe Makabi-Juventus, Guardiola surprizon me Haland

17:46, 11/10/2022

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve nisin me dy sfida shumë interesante ku padyshim ajo që spikat sa i përket rëndësisë është dueli mes Makabi Haifa dhe Juventusit në Grupin H.

Bardhezinjtë nuk kanë rrugë tjetër veç fitores sot për të mos humbur shpresat për kualifikimin e mëtejshëm.

Por trajneri Alegri, ndryshe nga sa mendohej, ka hedhur një formacion shumë të ekuilibruar në fushë, duke aktivizuar vetëm Di Maria përkrah Vlahoviç.

Kështu është lënë në pankinë Milik, Ken apo edhe serbi Kostiç i cili për momentin është shumë larg pritshmërisë që kishte ndaj tij kur u afrua në verë.

Image

Ndërkohë, në sfidën tjetër mes Kopenhagës dhe Mançester Sitit, Guardiola ka vendosur të ulë në stol Haland, edhe pse ky i fundit me golat e tij ka mundësinë të vazhdojë të thyejë rekorde të rëndësishme në Ligën e Kampioneve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco