Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Verstappen, më i shpejti në Çmimin e Madh të Japonisë, por pole-position i pilotit holandez është në dyshim

Verstappen, më i shpejti në Çmimin e Madh të Japonisë, por pole-position i pilotit holandez është në dyshim

10:42, 08/10/2022

Piloti holandez i Formula 1 Max Verstappen fitoi pole-position në Çmimin e Madh të Japonisë, gara e 18-të e sezonit. Verstappen kështu regjistroi pole-position e katërt në kampionatin e këtij viti.

Kampioni aktual arriti pozicionin më të mirë vetëm me 10 të mijtat nga Charles Leclerc i Ferrarit.

Image

Megjithatë, drejtuesi i Red Bull është nën hetim për incidentin me Lando Norris, i cili fatmirësisht kaloi pa pasoja të mëdha.

Kështu, holandezi humbi kontrollin e veturës në një xhiro të shpejtë dhe për pak sa nuk u kthye në pistë, dhe pikërisht në atë moment kaloi shoferi i McLaren, i cili për fat arriti ta shmangë.

Si rezultat, kampioni në fuqi përballet me një ndëshkim duke lëvizur disa pozicione në fillim të garës.

Piloti i dytë i Ferrarit, Carlos Sainz, përfundoi i treti në provat zyrtare.

Më pas vjen Sergio Perez me makinën e dytë të Red Bull, përpara pilotit të Alpin Esteban Ocon dhe dy kampionëve Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso.

Çmimi i madh i Japonisë në pistën legjendare të Suzuka-s është planifikuar për nesër në orën 7:00 të mëngjesit.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco