Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Reali po krijon një mesfushë të re të fuqishme, bisedimet me yllin anglez po vazhdojnë prej një viti

Reali po krijon një mesfushë të re të fuqishme, bisedimet me yllin anglez po vazhdojnë prej një viti

09:18, 08/10/2022

Verën e ardhshme Reali mund të jetë pa Toni Kroos dhe Luka Modric, pra dyshen e mbetur nga mesfusha që dominuan futbollin europian për vite me radhë, ndaj klubi madrilen tashmë po përgatitet të sjellë një lojtar të ri në mesin e fushës.

Jude Bellingham, një lojtar 19-vjeçar i Borussia Dortmund, pritet të mbërrijë te Real verën e ardhshme dhe të dy palët kanë një vit që po diskutojnë një transferim të mundshëm, shkruan Marca.

Klubi mbretëror është i bindur se Bellingham është lloji i futbollistit që ata kanë nevojë dhe kanë dhe janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro, sa është çmimi i anglezit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez dëshiron të ndërtojë një mesfushë të re që duhet të sjellë një numër të madh trofesh, kështu që francezët e rinj Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni tashmë kanë mbërritur.

Image

Bellingham kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha, por historia e klubit është në anën e Realit dhe ky është një faktor i rëndësishëm.

Anglezi mbërriti te Borussia në moshën 17-vjeçare për 25 milionë euro nga Birmingham dhe për klubin gjerman ka luajtur 102 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 20 asistime.

Bellingham bëri debutimin e tij për kombëtaren e Anglisë në nëntor 2020 dhe që atëherë ai ka bërë 17 paraqitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco