'Refuzova PSG në verë', mesfushori francez: Nuk i vendos unë shifrat e merkatos!

'Refuzova PSG në verë', mesfushori francez: Nuk i vendos unë shifrat e merkatos!

16:13, 02/10/2022

Aurelien Tchouameni u transferua këtë verë tek Real Madrid nga Monaco për shifrën e 80 milionë eurove teksa mesfushori menjëherë është shndërruar në një nga lojtarët më të pëlqyer të trajnerit Carlo Ancelotti ndërsa pritet të jetë një busull edhe për Francën në Botërorin e Katarit. Por, karriera e 22-vjeçarit mund të ishte ndryshe teksa në verë pati kërkesë edhe nga ana e PSG. Së fundmi, Tchouameni, tregon si i refuzoi francezët ndërsa foli edhe për shifrat në merkaton aktuale.

“Unë nuk hezitova për të refuzuar PSG. E di, ata janë një klub i madh europian, por nuk kisha dyshime për të zgjedhur Real Madrid. Dëshiroja vetëm këtë skuadër.

80 milionë euro për mua? Nuk jam unë ai që i vendos shifrat, thjesht u transferova në Madrid dhe tashmë duhet të performoj në maksimum. Si Pogba? Është diçka e mirë krahasimi me të, ka një karrierë të madhe Pogba. Por, unë jam Aurelien Tchouameni dhe kemi një stil ndryshe të lojës. Unë përpiqem të shkruaj historinë time”, u shpreh francezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco