Një Arsenal i rilindur mposht Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut

Një Arsenal i rilindur mposht Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut

15:27, 01/10/2022

Arsenal ka fituar me rezultatin 3-1 derbin e Londrës së Veriut ndaj Tottenham, sfidë e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.

Ashtu siç ka diktuar prej vitesh tradita, derbi i Londrës së Veriut shkoi sërish për skuadrën pritëse. Këtë herë ishte e merituar për shkak të lojës dominuese të Arsenalit.

Që në minutat e para, Topçinjtë u nisën  vrullshëm drejt portës së Tottenhamit dhe kurorëzuan iniciativën ë në minutën e 20-të me golin e Thomas Partey.

Përgjigja nuk vonoi. Në minutën e 31-të, Richarlison u rrëzua në zonë dhe Harry Kane nuk gaboi nga pika e bardhë për 1-1. Ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në minutën e 49-të, një gabim i madh në mbrojtjen e Tottenhamit, dhe Gabriel Jesus shënon nga afërsia për të kaluar në avantazh vendasit.

Gjithçka u zgjidh në minutën e 62-të. Emerson Royal merr një karton të kuq dhe lë Tottenham në një situatë katastrofike.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka shënoi për 3-1 dhe vulosi fitoren e Arsenalit, i cili mbetet në krye të renditjes pas kësaj jave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco