VIDEO/ Për pak krisi grushti mes tenistëve, i ndan gjyqtari

VIDEO/ Për pak krisi grushti mes tenistëve, i ndan gjyqtari

13:44, 30/09/2022

Një episod i pazakontë ndodhi në fund të një ndeshjeje tenisi në Orleans Chellenger. Më konkretisht, në përfundim të takimit mes Corentin Moutet dhe Adrian Andreev, dy protagonistët u kapën me njëri-tjetrin në rrjetë, aq sa u desh ndërhyrja e gjyqtarit për t’i ndarë. Ata fillimisht rrokën duart siç ndodh gjithmonë për t’u përshëndetur, por më pas u goditën fort me gjoks me gjëri-tjetrin dhe nisën të shtyheshin.

Për pak kjo përplasje mund të kishte degjenruar në grushte e shkelma.

Bullgari Andreev (247 në botë) fitoi 2-1 me sete, 2-6, 7-6 dhe 7-6, rezultat që sigurisht nuk mund të pranohej lehtë nga francezit Moutet, që rendite shumë më lart, i 64-ti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco