‘E rrallë të mbetesh i kënaqur pas mbylljes së merkatos’, Galtier: Kemi nevojë për...

‘E rrallë të mbetesh i kënaqur pas mbylljes së merkatos’, Galtier: Kemi nevojë për...

12:38, 30/09/2022

Është padiskutim trajneri që kanë më shumë zili në botë. Ka në dispozicion Mbappé, Neymar dhe Messin, si dhe një nga organikat më të mira në Botë, por sërish Christophe Galtier, që drejton PSG-në e sheikëve, nuk është i kënaqur.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Nice, tekniku ka deklaruar se i mungon një mbrojtës dhe një sulmues.

Na vjen keq që nuk arritëm të merrnim një mbrojtës qendre. Mungesa e Kimpembé po krijon probleme dhe tashmë po hyjmë në një periudhë ku do të luajmë shumë ndeshje, prandaj do të na pëlqente të kishim një mbrojtës dhe një sulmues më shumë në organike. Është e vështirë dhe e rrallë të mbetesh i kënaqur pas mbylljes së merkatos. Unë dhe Campos e dimë që presidenti bëri më të mirën e mundshme”, ka thënë Galtier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco