VIDEO/ Brazili triumfon ndaj Ganës, Messi shkëlqen me Argjentinën

VIDEO/ Brazili triumfon ndaj Ganës, Messi shkëlqen me Argjentinën

10:42, 24/09/2022

Brazili dhe Argjentina luajtën mbrëmë miqësoret e tyre, respektivisht ndaj Ganës dhe Hondurasit.

Të dyja kombëtaret e njohura të Amerikës Latine arritën t’i fitonin ndeshjet.

Brazili mposhti me rezultatin 3-0 Ganën në “Le Havre” të Francës.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Tite triumfoi, falë golave të Marquinos dhe Richarlison (dy gola).

 

 

Po me të njëjtin rezultat (3-0) fitoi edhe Argjentina ndaj Hundurasit . Ishte sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez ai që zhbllokoi shifrat e sfidës në minutën e 16-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Lionel Messi shndërroi në gol një 11-metërsh.

Në fraksionin e dytë, numri 10 i albicelestëve shënoi në minutën e 69-të edhe golin e tretë dhe të dytin personal, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco