Liga e Kombeve/ Shqipëria kërkon vendin e parë në grup, Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë ndaj Izraelit

Liga e Kombeve/ Shqipëria kërkon vendin e parë në grup, Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë ndaj Izraelit

09:26, 24/09/2022

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Izraelit në Tel Aviv, qyteti ku do të luhet përballja, përkatësisht në stadiumin “Bloomfield”, në orën 20:45.

Kombëtarja shqiptare do të tentojë fitoren në Izrael, për të shkuar shumë afër vendit të parë në grupin e Ligës së Kombeve.

Djemtë tanë kuqezinj janë gati për këtë sfidë, ndërkohë, ata do të shpërblehen me një premio prej 10 mijë eurosh për çdo lojtar në rast fitoreje.

Sa u përket formacionit Reja ka provuar që ta nisë me këtë formacion:

Në portë do të luajë Tomas Strakosha, që ka fituar duelin me Berishën.

Në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Veseli, ndërkohë në krahë, djathtas Balliu dhe majtas Hysaj.

Përpara tyre pritet të rreshtohen Gjasula, Abrashi dhe Laçi, megjithatë një dyshim është që në vendin e tij mund ta nisë edhe Kristjan Asllani.

Ndërsa në rolin e tij prej fantazisti është Nedim Bajrami, që do të mbështesë dy sulmuesit, Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.

Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme.

Shqipëria, formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Strakosha – Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj – Laçi (Asllani), Gjasula, Abrashi – Bajrami – Broja, Cikalleshi (Uzuni)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco