Hazard i pakënaqur në Madrid, sulmuesi belg ka një mesazh për Ancelottin

Hazard i pakënaqur në Madrid, sulmuesi belg ka një mesazh për Ancelottin

16:45, 23/09/2022

Eden Hazard nuk është shumë i kënaqur në Madrid. Këtë gjë e ka shprehur vetë sulmuesi belg që i ka dhënë edhe një mesazh trajnerit të tij Carlo Ancelotti për minutazhin që i ka mundësuar në këtë start sezoni.

“Ka momente të vështira sepse dua të luaj, por nuk luaj. Ndihem mirë në këtë klub, luaj pak, por kur luaj bëj mirë. Është një situatë delikate sepse unë dua që të luaj më shumë.

Nuk jam i surprizuar nga niveli që kam treguar, jam i bindur për talentin që kam, por mund të bëja edhe më shumë. E di shumë mirë se çfarë mund të bëj kur luaj. Dua të luaj numrin më të lartë të minutave dhe të arrijë në Botëror në formën time më të mirë.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco