VIDEO/ Ndeshja e parë me Galatasaray-n... dhe përplasja e parë për Icardin!

VIDEO/ Ndeshja e parë me Galatasaray-n... dhe përplasja e parë për Icardin!

14:30, 17/09/2022

Mbrëmjen e së premtes, Galatasaray fitoi ndaj Konyasporit, 2-1, në ndeshjen e javës së 7-të të kampionatit turk.

Galatasaray e mori lojën në dorë që në minutën e parë të sfidës, falë golit të Sergio Oliveira (1-0, minuta e parë). Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi barazoi rezultatin shumë shpejt, falë një supergoli të shënuar në minutën e 15’ (1-1, 15).

Galatasaray më pas arriti të rrëmbejë tre pikët me autogolin e Calvo (2-1, 82), i vënë nën presionin e porsaardhurit, Mauro Icardi.

Përjashtimi i portierit të Konyaspor, Sehic, në fund të ndeshjes (89), mbeti pa pasoja. Por vetë skena bën shumë zhurmë.

Portieri i Konyasporit kontrollon një top në zonë dhe më pas niset para me shpejtësi për të nxjerrë shokët e ekipit në kundërsulm.

Por më pas Sehic sheh përpara një prej futbollistëve të Galatasarayt dhe rrëzohet përtokë në zonë. Menjëherë ngrihet dhe shkon të konfrontohet fizikisht me kundërshtarin. Gjesti i tij ka “tërbuar“ Icardin, që ka shtyrë Sehicin dhe ka nisur kështu një sherr masiv në fushën e lojës. Argjentinasin e lënë nervat, teksa shihet duke shkëmbyer fjalë me tone të larta me rivalët dhe duke kërkuar përplasjen fizike me ta. Gjyqtari më pas u ka treguar kartonin e verdhë të dyve, por për portierin e Koniasporit ky do të ishte i dyti në këtë ndeshje, duke u detyruar të lërë lojën më herët.

Galatasaray (16 pikë) kalon kështu Konyaspor (14 pikë) në renditje për të marrë përkohësisht kryesimin në Super Ligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco