VIDEO/ Man City realizon dy gola për 15 minuta, Haaland shkruan historinë

VIDEO/ Man City realizon dy gola për 15 minuta, Haaland shkruan historinë

14:10, 17/09/2022

Manchester City po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Wolves në Premier League, në ndeshjen e javës së tetë në Premier League.

Qytetarëve u kanë mjaftuar vetëm 55 sekonda lojë për të zhbllokuar ndeshjen. Ka qenë Jack Grealish, blerja 100 milionëshe, që ka shënuar për miqtë sapo ka filluar ndeshja.

 

 

Pesëmbëdhjeta më pas ka ardhur edhe goli i dytë për kampionët në fuqi të Premier League. Gol që, siç mund të pritej, është realizuar nga Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez ka realizuar 11 gola deri tani në kampionatin anglez dhe duket se ka ndërmend të thyejë çdo rekord të mundshëm në Premier.

 

Në fakt, ai është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që ka shënuar gol në të katër ndeshje e para të luajtura në transfertë në këtë kompeticion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco