Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Spanja eliminon Gjermaninë dhe kalon në finalen e madhe të Eurobasket, përballë do të ketë Francën

Spanja eliminon Gjermaninë dhe kalon në finalen e madhe të Eurobasket, përballë do të ketë Francën

12:47, 17/09/2022

Basketbollistet e Spanjës u kualifikuan në finalen e Eurobasketit pasi mposhtën mbrëmjen e djeshme në Berlin në gjysmëfinalen e dytë ekipin vendas të Gjermanisë me rezultat 96:91.

Skuadrat ishin të kujdesshme në fillim të ndeshjes dhe asnjëra nuk pati një avantazh të dukshëm. Vetëm në fund të çerekut të parë spanjollët kryesuan me gjashtë pikë.

Spanja pati një avantazh prej nëntë pikësh për një kohë të gjatë në çerekun e dytë dhe më pas pasoi një ecuri fenomenale e Gjermanisë, e cila përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi 51:46.

Image

Në mesin e periodës së tretë, Spanja rikthehet sërish në këtë ndeshje jashtëzakonisht interesante, por Gjermania shton gazin dhe para çerekut të fundit kishte një avantazh prej gjashtë pikësh.

Megjithatë, në çerekun e fundit ndodhi një tjetër përmbysje spektakolare, këtë herë nga spanjollët. Gjermanët u bllokuan plotësisht, ndaj mikpritësve të turneut iu desh të zgjasin duart dhe të uronin spanjollët e mëdhenj për fitoren.

Image

Më i miri për spanjollët ishte Lorenzo D'ontez Brown me 29 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa Willy Hernangomez shënoi 16 pikë. Dennis Schroder ishte më i miri për Gjermaninë me 30 pikë dhe tetë asistime.

Image

Në finalen e Eurobasketit, Spanja do të luajë kundër Francës, e cila mposhti Poloninë në gjysmëfinalen e parë. Finalja do të luhet të dielën në Berlin me fillim nga ora 20:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco