'Mane nuk është i lumtur te Bayern'

'Mane nuk është i lumtur te Bayern'

10:18, 17/09/2022

Sadio Mane nuk shënon prej 5 ndeshjesh me Bayernin e Mynihut dhe menjëherë “kanë rënë kambanat e alarmit”, pasi pikërisht prej senegalezit pritej që të zëvendësonte denjësisht golat e munguar nga largimi i Lewandowski.

Megjithatë ish-mesfushori gjerman, Dietmar Hamann deklaroi se nuk e sheh të lumtur futbollistin senegalez, i cili duket se nuk është përshtatur si duhet të dhomat e zhveshjes së bavarezëve.

“Nuk e shoh të lumtur dhe kjo ndikon padyshim në formën e tij në fushë. Duket i izoluar dhe sipas burimeve që kam, edhe në dhomat e zhveshjes nuk ka gjetur të njëjtën lumturi dhe të njëjtat raporte që kishte kur luante në Liverpool”, u shpreh Hamann.

Më pas gjermani u mor edhe me pozicionin në fushë të Sadio Mane, që këtë herë po bën qendër-sulmuesin, që rol që nuk është më i përshtatshmi për të, pasi te Liverpool luante në krah.

“Në mungesë të një sulmuesi qendror, Nagelsmann po e aktivizon në mes, por aty Mane nuk jep më të mirën e tij. Ai është mësuar të vijë nga krahu dhe të shfrytëzojë hapësirat. Nuk është një lojtar që luan me shpinë nga porta dhe me mbrojtësin ngjitur. Ka nevojë për hapësira, që t’i shfrytëzojë më së miri”, deklaroi Hamann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco