Skandal në Spanjë, presidenti organizonte orgji me paratë e Federatës

Skandal në Spanjë, presidenti organizonte orgji me paratë e Federatës

09:29, 17/09/2022

Një ngjarje skandaloze ka dalë në dritë në Spanjë. “El Mundo” ka publikuar një informacion që pritet ti sjellë telashe presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Sipas medias në fjalë, xhaxhai i Luis Rubialesit e akuzon këtë të fundit për shpërdorim të fondeve të institucionit që drejton.

Ai bën me dije se Rubiales organizontë orgji me femra duke përdorur paratë e Federatës Spanjolle të Futbollit. Ndërkohë, xhaxhai i Rubialesit më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Federatës. Gjithçka mbetet ende në fazën e akuzave, të cilat nëse provohen të vërteta, atëherë mund të sjellin pasoja për Luis Rubialesin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco