Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

VIDEO/ Armando Sadiku vjen nga stoli dhe shënon për Kartagjenën

VIDEO/ Armando Sadiku vjen nga stoli dhe shënon për Kartagjenën

22:15, 16/09/2022

Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat me skuadrën e Kartagjenës në duelin ndaj Levantes.

Sulmuesi shqiptar e nisi sfidën nga stoli teksa u hodh në fushë në minutën e 22-të, duke zënë vendin e Ortunos të dëmtuar.

Në fundin e pjesës së parë më saktësisht në minutën 45+2’, Sadiku çoi peshë zemrat e tifozëve miq, teksa pas asistit të Datkoviç, devijoi saktë sferën shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar në rrjetë.

Një gol mjaft i rëndësishëm ky në një transfertë të vështirë ndaj Levantes.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Kartagjenës.

Ky realizim ishte i dyti në 6 ndeshje për 31-vjeçarin shqiptar që kërkon të shndërrohet në protagonist te skuadra spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco