VIDEO/ Goli i parë nuk i kthen buzëqeshjen CR7-ës, gjesti bëhet viral

VIDEO/ Goli i parë nuk i kthen buzëqeshjen CR7-ës, gjesti bëhet viral

15:43, 16/09/2022

Futbollisti portugez dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, u kritikua nga përdorues të shumtë të mediave dhe rrjeteve sociale për refuzimin për të bërë një foto me një vajzë në pjesën e parë të ndeshjes së Europa League kundër Sherifit.

Kështu, situata e përmendur ka ndodhur në fund të pjesës së parë të ndeshjes, e teksa Ronaldo po ecte në drejtim të tunelit që të çon në dhomën e zhveshjes, njëra nga vajzat që ishte në hyrje ka kërkuar një foto me të, por ai e përshëndeti m dorë dhe vazhdoi rrugën.

Për shkak të këtij qëndrimi, Ronaldo ka qenë shënjestër e kritikëve të shumtë, mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, por pyetja është sa realiste dhe e justifikuar është kjo, duke qenë se është e qartë se gjatë ndeshjes, madje edhe menjëherë para dhe pas nuk ka kuptim t'i afrohesh atletit dhe të kërkosh një foto.

Djajtë e Kuq e fituan ndeshjen ndaj Sherifit me rezultat 2-0 dhe ishte Ronaldo ai që shënoi golin e dytë nga penalltia.

Ishte goli i parë për Ronaldon në sezonin e ri dhe është e sigurt se do ta ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të sezonit për t'u rikthyer në formën e tij të mëparshme.

Dueli mes Manchester Unitedit dhe Leeds, i cili duhej të luhej në fundjavë, u shty, kështu që portugezi do të ketë një shans të ri për të luajtur vetëm në tetor në stadiumin Etihad kur Djajtë e Kuq luajnë një derbi të madh të qytetit kundër Manchester City-t.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco